-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E bardha’ në kontejnerin e ‘Bana King’/ Reagon kompania e skanimit: Droga mund të jetë futur pasi ka kaluar në skaner!

Kryesoret

Pas kapjes së drogës në kontejnerin e ‘Bana King’, ka ardhur një reagim nga kompania ‘S2 ALBANIA’. Kjo kompani merret me skanimin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, kompania thotë se imazhet e skanerit nuk ka mundësi që të manipulohen.

Por pasi skanohet kontejneri, imazhet futen automatikisht në server dhe më pas nuk ka asnjë mundësi për t’i ndryshuar. Kompania pretendon se droga nuk ka qenë në kontejner gjatë momentit të skanimit. Por, sipas tyre, mund të jetë futur më pas.

REAGIMI I PLOTË I KOMPANISË:

‘Programi i skanimit të ngarkesave të S2 Albania është mjeti më efektiv për të ndaluar dhe parandaluar trafikimin e kontrabandës përmes pikave portuale dhe atyre kufitare. Duke u mbështetur në sisteme të avancuara me rreze X. Gjithashtu dhe personel shumë të trajnuar për të shqyrtuar imazhet e përftuara nga procesi i skanimit. S2 Albania është pjesë e kompanive të teknologjisë së sigurisë – OSI Systems, Inc., me seli në SHBA. Ajo iu shërben agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare në të gjithë botën.

“Pakoja po vjen në Durrës”! Detajet, kush e njoftoi policinë për “Banaking”?

Sistemet dhe proceset e përdorura nga S2 Albania mbështeten jo vetëm në SHBA, por në një shumicë të madhe të shteteve anëtare të NATO-s. Ndërsa asnjë sistem parandalimi nuk është i përsosur, programi S2 Albania i shton një element të rëndësishme aftësive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Gjatë shtatë viteve të operimit tonë në Shqipëri, pjesa më e madhe e kapjeve të lëndëve narkotike në vend kanë qenë rezultat i punës së S2 Albania.

Jemi në dijeni të një incidenti të fundit në të cilin një kontejner mallrash u skanua dhe rezultoi pa probleme në pikën e kontrollit të S2 Albania në Durrës. Pak pas daljes nga pika e kontrollit të S2 Albania, kontejneri u gjet me lëndë narkotike të paligjshme. Ne kemi kryer një hetim paraprak të rrethanave, me konkluzionet e mëposhtme:

Absurdi! Administratori në qeli, pronari në kërkim, “Banaking” vijon normalisht!

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontejnerit në fjalë nuk tregon praninë e anomalive. Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontejner nuk ka ndodhur brenda perimetrit tone te operimit. Është ngritur një pyetje nëse imazhet e skanuara mund të manipulohen. Imazhet e skanuara shfaqen brenda server (vieëer) në pronësi të S2 Albania, i cili nuk ka aftësinë për ta edituar vetë imazhin. Imazhi i skanuar është imazhi i ruajtur.

Personeli i stacionuar në pikën e kontrollit gjatë ngjarjes në fjalë janë punonjës për një kohë të gjatë. Ata janë punësuar në përputhje me standardet më të larta dhe respektim të rreptë me ligjet vendore. Si dhe janë pajisur me trajnimin dhe testimin më të avancuar. Analistët e imazheve që shqyrtuan kontenierin në fjalë janë shumë të aftë dhe kane dhënë një kontribut te rëndësishëm në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme te kontrabandës.

“Mbreti” i bananes apo i kokainës? Ku fshihet Murataj dhe pse i “zuri” sytë skanerit?

Si gjithmonë, ne jemi këtu për të mbështetur zbatimin e ligjit në çdo mënyrë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne do të vihemi në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Gjithashtu edhe për të lehtësuar hetimin e mëtejshëm të këtij incidenti. Jonathan Fleming, President – S2 Global’, thuhet në deklaratën e S2 Albania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit