-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Absurdi! Administratori në qeli, pronari në kërkim, “Banaking” vijon normalisht!

Kryesoret

Prej 24 orësh presidenti i firmës “Zico” Trifon Murataj, i “Banaking” vijon që të jetë në kërkim. Policia ende nuk e ka gjetur për ta arrestuar.

Ai u shpall në kërkim pasi është presidenti i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, brenda së cilës në portin e Durrësit u gjetën dhe u sekuestruan në një kontejner 33.5 kg kokainë e pastër.

Në qeli është numri dy i kompanisë, administratori Petrit Demishaj 57 vjeç, që akuzohet për “trafikim të lëndëve narkotike”.

Por njoftimi i policisë mbyllej me kaq. I çuditshëm është fakti që si ka mundësi që pronari është në kërkim dhe administratori në qeli dhe kompania vijon normalisht biznesin sikur të mos kishte ndodhur asgjë?!

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje policia dhe prokuroria. Madje, kjo nuk është hera e parë që sasi të mëdha kokaine kapen në arkat me banane të “Banaking”.

“Mbreti” i bananes apo i kokainës? Ku fshihet Murataj dhe pse i “zuri” sytë skanerit?

 

Akuza

Policia deklaron se arrestimi i 3 personave dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

“Gjigandi’ i bananeve në kërkim! Kush është Trifon Murataj i BanaKing?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit