-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-deputetja e PD kandidon në Tropojë: Vetëm unë i di hallet tuaja

Kryesoret

Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj prezantoi sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tropojës. Ajo deklaroi se angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt.

“Sot, shpall kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi, pas këtij procesi demokratik, do jem pikërisht unë që, nëpërmjet një fushate-model do të rikthej Bashkinë në krye të punëve, halleve e derteve për çdo tropojane e tropojan.

Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces.

Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes.

Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.

Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit