-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mos u kthefshin kurrë!’/ Ish-ministri serb, për largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës: Ikën peshqit!

Kryesoret

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviç, ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, derisa ka uruar që këta të fundit të mos kthehen kurrë më në Kosovë. Ndërsa i quajti “peshq” të dorëhequrit serbë, Jabllanoviç tha se pas tyre qëndron Lista serbe.

“Shkuan peshqit# Lista serbe. # Kosovë shpresojmë që kurrë më nuk do të kthehen. Serbët dhe Lista serbe nuk janë njëjtë, kot fshehën pas popullit. Ky është rezultat i politikave të tyre dhe shefit të tyre#”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Aleksandar Jabllanoviç

Aleksandar Jabllanoviç ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Mustafa, por ai u shkarkua në vitin 2015 pasi nxiti reagime me një deklaratë të tij, duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, familjarë që kanë persona të zhdukur që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në një kishë ortodokse serbe në qytetin e Gjakovës.

Deklarata e ministrit Jabllanoviç, çoi në protesta në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me protestat e dhunshme të javës së shkuar në Prishtinë, që lanë pas dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Të njëjtin vit ai është shkarkuar edhe nga posti i kryetarit të Listës Serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit