-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen data e zgjedhjeve! Nxehet fushata në SHBA

Kryesoret

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 8 nëntorit për Kongresin, demokratët dhe republikanët kanë angazhuar ish-presidentët Barack Obama dhe Donald Trump për të tërhequr më shumë votues.

Materiali në vazhdim sqaron se pse zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti, janë kthyer në një fushëbetejë të ish-presidentëve.

Demokrati Barack Obama e përfundoi mandatin presidencial në vitin 2017, por ende gëzon mbështetje të madhe. Ai po bën fushatë në të gjithë vendin për të shtuar mbështetjen për demokratët.

“Udhëheqja aktuale republikane nuk është e interesuar të zgjidhë problemet. Ata duan të ngjallin zemërim dhe më pas të gjejnë dikë për ta fajësuar.

Ata shpresojnë që kjo të tërheqë vëmendjen tuaj nga fakti që ata nuk kanë një plan të tyrin”, tha gjatë një tubimi ish-presidenti demokrat Barack Obama.

Në krahun tjetër, ish-presidenti republikan Donald Trump po përdor një frazë të njohur. “Zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën dhe tani vendi ynë po shkatërrohet. Kam kandiduar dy herë. Kam fituar dy herë”.

Ndërsa amerikanët hedhin votën në zgjedhjet e mesmandatit, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris po bëjnë fushata në mbështetje të demokratëve, për të ruajtur epërsinë e vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 50 vendet e tyre në Senat. Analistët thonë se atyre u mungon tërheqja që kanë dy ish-presidentët.

“Trump-i, për shembull, mund t’i mbushë sallat e mitingjeve sepse është një folës i mirë dhe është argëtues. Obama është orator por nuk e shoh si argëtues. Ndërsa Biden nuk është as orator i mirë apo argëtues.

Ndoshta për këtë arsye demokratët nuk po e përdorin shumë zotin Biden në fushatat përmbyllëse”, thotë për Zërin e Amerikës Tevi Troy me Qendrën për Politika Dypartiake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit