-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen stuhia me rrufe! Qytetet që do të godasë në Shqipëri (HARTA-LIVE)

Kryesoret

Sot mbi vendin tonë ka mbizotëruar një mot kryesisht me vranësira dhe reshje kalimtare, sidomos në zonat malore. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e  shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se nesër parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, shoqëruar me vetëtima dhe rrufe.

Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri  në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit