-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi vlonjatin në kafe! Prokuroria vendos për bandën e nipit të “Çipurit”

Kryesoret

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar një burgim të përjetshëm dhe 128 vite për 4 anëtarët e grupit mafioz që tentuan që të vrasin Ines Hajrullën, një emër i njohur në jug të vendit.

Konkretisht, organi i akuzës kërkoi burg përjetë për Daut Elmazin, 35 vite për Gentjan Dautajn, 33 vite për Igli Memajn dhe nga 30 vite për Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn. Nga akuzat ka shpëtuar Fatmir Hyseni.

Por si ndodhi ngjarja?

Tre vite më parë Ines Hajrulla dhe dy shokë të tij Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj u sulmuan me armë nga pesë të pandehurit.

Ata ishin ulur në një lokal në “Lungomare”, kur janë sulmuar befasisht me armë.

Si pasojë e të shtënave me armë u plagosu lehtë në këmbë një punonjës i Bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj.

I akuzuari kryesor është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të Vlorës, person ky me precedent penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit