Kryeministri Edi Rama deklaroi sot sërish nga Ballshi, që Sali Berisha është vegël e Rusisë dhe Vladimir Putinit për të sjellë trazira në Shqipëri me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Ai u kërkoi qytetarëve që të reflektojnë për të mos i dhënë asnjë shans “non gratës”, pra Sali Berishës.
“Për fat të keq një vegël të Kremlinit e kemi të ulur këmbëkryq në Tiranë, PD-në. Atë të non gratës. Sepse nuk është më një tezë, por një fakt. I shkrua në raportin e CIA-s.
Pse duhet të paguante Kremlini, 500 mijë dollarë i duheshin dhënë nga rusët PD-së për të rrëzuar qeverinë tonë në 2017, çadrës.
Si mbahet dhe si financohet. Ja që doli që ishte dava ruse. Përse? Që ta bëjmë Shqipërinë më demokratike? Këtë merak kanë rusët? Prandaj donin të sillnin PD-në në pushtet? Nuk e besoj. Unë besoj të kundërtën” tha ai.
Rama kritika kryebashkiakut të Ballshit: Po i lë paratë të ikin vetë