Policia italiane ka arrestuar 73 perona pas një operacioni në disa clube nate në Itali, . Sipas mediave italiane mes të arrestuarve ka edhe femra nga Shqipëria.
Agjentët e ekipit celular të komisariatit të Chieti kryen kontrolle për të luftuar fenomenin e punës së paligjshme dhe shfrytëzimin e emigrantëve, duke iu referuar veçanërisht shfrytëzimit të prostitucionit, shfrytëzimit seksual, mashtrimit të sigurimeve shoqërore dhe lypjes së detyruar si dhe forma të tjera të punës së jashtëligjshme, raporton ultimadalweb.
Brenda lokaleve të natës u gjetën 34 vajza të huaja, të ardhura nga: Ukraina, Shqipëria dhe Rusia. U kontatua se punësimi i personelit që nuk ishte kryer në përputhje me rregullat e punës. Mes klientëve që u ndaluan nga policia, u zbulua se njëri prej tyre ishte 80-vjeç.
Policia ka vendosur sekuestro dhe mbyllje të clubit të natës.