-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet Qeveria – Kurti: Ligji dhe Kushtetuta s’mund të komprometohen

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ligjshmëria në vend dhe kushtetutshmëria nuk mund të komprometohen, në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga vetë ai, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend.

Në komunikatën e lëshuar për media, pas përfundimit të takimit të kabinetit qeveritar, bëhet e ditur gjithashtu se kryeministri ka deklaruar që as dialogu nuk ka alternativë dhe ka ftuar edhe një herë që të mos braktisen institucionet.

“Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim”, ka thënë Kurti.

Në mbledhje, siç shpalosë komunikata, “u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë”.

Në fund, thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri”.

Kjo mbledhje vjen pas situatës së fundit në veri dhe vendimit të Listës Serbe që të largohet nga institucionet në çdo nivel politik dhe institucional.

Largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në veri.

Ata tashmë kanë dorëzuar uniformat dhe besohet se janë në proces të dorëzimit të armëve dhe pajisjeve të tjera policore.

Largimi nga institucionet u njoftua të shtunën, pasi, siç u tha, nuk u tolerua dot suspendimi i komandantit të policisë atje, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi fillimisht të zbatonte vendimin për masën e përshkallëzuar me vendim të qeverisë në raport me targat ilegale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit