Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një postim në rrjetin e tij social facebook Berisha shkruan PD përshëndet qëndrim e NATO-s për paralajmërimin e Vuçiçit është një vendim që duhet përshëndetur.
Berisha shtoi se “Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj”.
Sipas kreut të PD-së ky urdhër i presidentit serb u dha “vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës”.