-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët protestë në veri të Kosovës, polica në gatishmëri

Kryesoret

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se kanë bërë planifikimet e tyre operacionale për protestën e planifikuar për sot në orën 12:00.

“Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë thirrje që të protestohet në mënyrë të qetë dhe që pjesëmarrësit të mos bien pre e provokimeve të mundshme.

“Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit