-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Kosovë, Begaj telefonatë me Osmanin: E inkurajova për dialog mes palëve

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidente e Kosovës për të diskutuar çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj thotë se u informua mbi situatën e tensionuar.

Begaj bën me dije se fokus I bisedës ishte dorëheqja e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, shkruan Begaj në Facebook.

Thirrjes së Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës i janë përgjigjur sot katër kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposavicit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen. Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të komunës veriore po ashtu edhe këshilltarët nga radhët e Listës Serbe kanë vendosur të largohen nga posti. Ish-kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së tij është situata aktuale politike e shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të pushtetit në Prishtinë.

Veprimi i zyrtarëve serbë në veri të Kosovës vjen vetëm një ditë pasi Komandantët e Policisë së Kosovës që i përkasin komunitetit serb, të shtunën hoqën uniformat e tyre. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 oficerë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit