Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare, me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.
“Sapo zbrita në Shqipëri për dy ditë takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, theksoi ditën e djeshme ambasadorja në një postim në Twitter.
Linda Thomas-Greenfield, u prit nga ambasadorja Yuri Kim e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t’ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës.