Mbrëmjen e djeshme është grabitur një dyqan me pajisje elektronike në qytetin e Vlorës.
Dyqani ndodhet në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale.
Autori kanë hapur derën e xhamit për t’u futur dhe kanë vjedhur telefona, kompjuter dhe pajisje të tjera.
Personat dyshohet se kanë qenë të maskuar ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie.