Këtë të hënë, në gjykatën e Fierit ishte parashikuar të mbahej gjyqi për Klodian Çalamanin, i cili akuzohet për vrasjen e Mateo Vasiut.
Seanca është shtyrë pasi autori i ka paraqitur një shkresë gjykatës, ku është shprehur se është i sëmurë. Nga pala tjetër në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit e viktimës si dhe halla e tij.
Gjykata ka vendosur shoqërimin e tij me forcë në seancën e radhës, e cila do të mbahet në 21 nëntor në mesditë.
Mbi Çalamanin rëndojnë akuzat e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.