-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Prisni për një bombë!’/ Hakerat tjetër paralajmërim, nxjerrin VIDEON e agjentit të SHISH!

Kryesoret

Pas publikimit të listës së punonjësve të SHISH, hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme pamjet një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze. Në videon që daton në 26 Mars të vitit të kaluar, shfaqet edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë i cili i afrohet të dyshuarve dhe i kërkon një mjet identifikimi.

Pak ditë më parë hakerat publikuan listën e punonjësve të SHISH me të dhëna si emër, pozicion pune dhe disa numra celulari, ndonëse të dhënat e nëpunësve në këtë institucion cilësohen sekret dhe nuk duhet të publikohen. Megjithatë emrat e publikuar janë punonjës të administratës dhe jo informatorë.

Shqipëria është goditur nga dy sulme kibernetike, konkretisht në mes të muajit korrik dhe në datë 10 Shtator. Hakerat publikuan edhe të dhënat e ish-kryepolicit Gledis Nano si dhe komunikimet e tij për operacione të ndryshme policore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit