-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiptarët nuk kanë me se ngrohen”, PL: Më 12 nëntor, protestë kundër vjedhjeve monstruoze

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha me afrimin e stinës së dimrit shqiptarët nuk kanë me se të ngrohen.

Me afrimin e stinës së ftohtë të dimrit, 37% e qytetarëve shqiptarë rezultojnë se nuk kanë mundësi financiare të ngrohin dot banesat e tyre.

Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë së Europës, të bëra së fundmi publike gjatë konferencës  mbi  Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Qendra Eden.

Ai theksoi më tej se në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, mbështesim plotësisht thirrjen e Komunitetit të Energjisë drejtuar Qeverisë për domosdoshmërinë e rishikimit të politikave të subvencionimit për energjinë elektrike për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët.

Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, mbështesim plotësisht thirrjen e Komunitetit të Energjisë drejtuar Qeverisë për domosdoshmërinë e rishikimit të politikave të subvencionimit për energjinë elektrike për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët.

Politikat antisociale të “Rilindjes” që po zbaton pa mëshirë OSHEE duke dënuar njerëzit e varfër të ngrijnë nga i ftohti, si dhe arbitrariteti i zbatimit verbal të ligjit që shkon deri aty sa të ndërpresë energjinë elektrike për të gjithë ata që jetojnë të vetëm dhe pa të ardhura ekonomike janë të papranueshme.

Blushi bëri thirrje se 12 Nëntori është dita e protestës kombëtare kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit