Në mëngjesin e sotëm në rrugët e Leposaviqit janë parë flamuj të shumtë të shtetit të Serbisë. Përpos këtyre flamujve, përgjatë rrugës u panë është pankarta me mbishkrimin “Këtu është Serbi”.
Situata e krijuar në veri, ka bërë që kjo zonë të mbushet më shumë se zakonisht me flamuj e mbishkrime të tilla.
Deri te kjo situatë erdhi pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Veri, Nenad Gjuriq, për refuzim dhe rezistencë për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me arga ilegale.
Lista Serbe më 5 nëntor ftoi takim me zyrtarë serbë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Pas kësaj mbledhje u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror, lokal e nga gjyqësori.
Qytetarët serbë po kundërshtojnë zëvendësimin e targave ilegale të automjeteve me targat RKS (Republika e Kosovës), duke kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Dje, më 6 nëntor, në stacionet policore në zonën e veriut të Kosovës ka pasur vazhdimisht zyrtarë policorë që kanë dorëzuar fletëdorëheqjet e tyre, e ndërsa sot disa nga ta janë parë edhe duke dorëzuar armët e pajisjet e tjera./Kallxo