Këtë mëngjes një ndërtesë gjigande është djegur në në Dubai, shumë afër Burj Khalifa.
Zjarri filloi rreth orës 02:20 të mëngjesit përpara se të përhapej nëpër bllok, i cili është pjesë e një kompleksi kullash të quajtur 8 Boulevard Walk, i ndërtuar nga zhvilluesi Emaar i mbështetur nga shteti.
Pamjet dramatike treguan flakët që kishin përfshirë çdo cep të ndërtesës.
Deri në orën 03:45 të mëngjesit zjarri u shua dhe sot në mëngjes mund të shiheshin pasojat që la pas.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar.