-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Huffington Post”: Pse Londra shënjestron shqiptarët dhe jo afganët?

Kryesoret

“Huffington Post” i ka kushtuar një artikull debatit mbi emigrantët shqiptarë në Britani. Statistikat e reja nga “Home Office” dëshmojnë se ka vetëm një ndryshim të vogël midis numrit të shqiptarëve dhe afganëve që udhëtojnë përgjatë Kanalit Anglez për në MB.

“Home Office” zbuloi se kishte 2,165 refugjatë shqiptarë krahasuar me 2,066 afganë.

“Pavarësisht se ka pasur vetëm 100 emigrantë më shumë nga Shqipëria se Afganistani gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, shqiptarët janë përballur me kritikat më të shumta në javët e fundit” thuhet në shkrim.

Në tetor, deputetëve iu tha se 12,000 shqiptarë kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan kanalin deri më tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020.

Por, sipas shoqatës bamirëse të emigrantëve, “Refugee Council”, “për shumicën dërrmuese të refugjatëve, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për ta për të kërkuar azil në MB” që do të thotë se ata mund të detyrohen të hyjnë ilegalisht në MB.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick mbrojti fokusin e qeverisë tek Shqipëria, duke thënë për “Sky Neës”: “Dua të kem një marrëdhënie konstruktive dhe produktive me miqtë tanë shqiptarë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Por është e saktë që një e katërta e njerëzve që kanë ardhur me varka të vogla kanë ardhur nga Shqipëria këtë vit dhe NCA, organizata jonë kombëtare e krimit, ka thënë se një pjesë shumë e konsiderueshme e krimit të rëndë të organizuar vjen nga këta individë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit