Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me kreun e grupit parlamentar
Ai është shprehur në lidhje me buxhetin e 2023 që u përcaktuar nga qeveria. Berisha ka shtuar se buxheti është vjedhur ende pa u votuar ligji në parlament.
“Sipas KLSH janë vjedhur nga qeveria 8.2 miliardë euro. Ky buxhet është fatkeqësi e re tjetër, prapa çdo zëri qëndron një vjedhje e madhe.
Vjedhja me buxhetin është e dyfishtë, se në një anë vidhen fondet e shpërdorohen dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin vitin e 9, punë publike më të pakta sesa të një viti buxhetor.
Një barrë e tmerrshme rëndë mbi shqiptarët, borxhi që qeveria merr për atë buxhet. Edi Rama po shkatrron, si një fuqi e së keqes, të ardhmen e këtij kombi,” është shprehur Berisha.