Presidenti i Turqisë, Erdogan u takua në Ankara me kryeministrin suedez Ulf Kristerson për të diskutuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Pas përfundimit të takimit, në konferencën e përbashkët për shtyp të dy liderëve, presidenti turk u shpreh se pret që Suedi, të plotësojë kërkesat e tyre për ekstradimin e kurdëve.
“Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s për sigurinë e saj. Megjithatë, ne duam të shohim një Suedi që gjithashtu mbështet shqetësimet tona të sigurisë. Qeveria e Suedisë duhet të parandalojë organizatat terroriste PKK/PYD/YPG dhe FETÖ, të cilat përfitojnë nga mjedisi demokratik i këtij vendi për të promovuar veprimet e tyre. Ne kemi humbur mijëra qytetarë tanë nga sulmet e këtyre organizatave terroriste”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, kryeministri suedez Christerson tha se e kupton që Turqia po bën një luftë kundër organizatës terroriste dhe se Suedia do të respektojë të gjitha angazhimet që ka bërë ndaj Turqisë në luftën kundër terrorizmit.