-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Kryesoret

Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8 nëntor u organizua një protestë nga Forumi “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq.

Disa qindra protestues u mblodhën nga qytetet mbarë Malit të Zi, duke bartur flamuj kombëtarë, të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës – dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit dhe partive që kanë shumicën në Parlament, në krye me Frontin Demokratik pro-rus.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Disa nga mbishkrimet që protestuesit bartën thoshin: “Tradhtia nuk është demokraci”, “Nuk ka relaksim me fashizmin”, “Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe për BE-në” si dhe “Nuk do t’ua japim Malin e Zi”.

Disa orë para se të niste protesta, makina me flamuj të Malit të Zi, qarkulluan në rrugët kryesore të Podgoricës, duke krijuar radhë të gjata.

Ndërtesa e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera kryesore janë ruajtur nga një numër i madh i zyrtarëve policorë, të cilët u pajisën me mjetet e nevojshme për të shpërndarë protestat, ndërkaq para Qeverisë janë parë edhe makina të blinduara.

Po ashtu mes protestuesve dhe ndërtesave të institucioneve janë vendosur rrethoja metalike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit