-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Shqipëria dhe Italia kërkojnë rritje të bashkëpunimit kundër krimit

Kryesoret

Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa shtete ku më herët nuk ka qenë prezent e gjithashtu grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra.

Kështu konstatoi drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, por edhe sinjalet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, për të dy palët do të thotë se kërkohet një tjetër nivel bashkëpunimi për të goditur këto aktivitete të paligjshme.

Në simpoziumin e organizuar në Tiranë për 30-vjetorin e krijimit të Drejtorisë Kombëtare Kundër Mafias në Itali, u theksua rëndësia e një bashkëveprimi më të fortë.

“Gjithmonë e më shumë, krimi i organizuar me përfaqësues shqiptarë po e rrit aktivitetin e tij. Elementë të aktivitetit kriminal shqiptar, po shtrijnë aktivitetin e tyre duke filluar që nga vendet e origjinës së Amerikës së Jugut, ku fillon transporti i drogave të forta. Vazhdojnë aktivitetin e tyre në vendet transit ku kalon droga. Kanë aktivitetin e tyre në vendet ku konsumohet droga, në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër.

Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit”, tha kreu i SPAK-ut, Arben Kraja.

Kraja tha se ka 18 ekipe të përbashkëta hetimi mes Shqipërisë dhe Italinë dhe vetëm në dy operacione të kryera njëkohësisht në dy shtetet, janë arrestuar mbi 120 persona dhe konfiskuar mbi shtatë ton drogë. /rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit