Kreu i PD-së, Sali berisha gjatë mbledhjes me grupin paralamentar ka reaguar dhe për situatën në veri të Kosovës.
Ai është shprehur se Rama ka mbështetur hapur Beogradin në këtë situatë të tensionuar.
“Vendosja e bandave serbo-ruse dhe futja e armatimeve të gjitha këto si pretekst për të mos zbatuar ligjet. Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën, ndaj dua t’i shpreh solidaritetin tim të plotë, Kosovës qytetarëve të saj dhe të dënoj ndërhyrjen e Kremlinit dhe të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.
E gjitha kjo është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë, ai nuk e fsheh këtë,. Përshëndes qëndrimin e vendosur të NATO-s. Putini dhe Putini i vogël Vuçiç janë të gatshëm për një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin ndezur.
Dënoj qëndrimin e Ramës, pasi në të gjitha këto acarime, Beogradi ka pasur direkt apo indirekt mbështetjen e plotë të Ramës,” u shpreh Berisha.