Deputetja e PD-së, Grida Duma njoftoi sot largimin nga politika për një tjetër mision, që nuk e zbuloi, por në media është folur se do të marrë drejtimin e një emisioni politik në Top Channel.
Në fjalën e saj të fundit si deputete nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se po largohej me një peng nga politika e vjetër, që e cilësoi “llum”.
“Dorëzova mandatin e deputetes. Ky ishte vendimi i duhur. Më e thjeshta do të ishte të kisha qëndruar dhe të prisja dështimet që disa i përgjojnë skuatave dhe po presin t’u ndrijë shansi. Mund edhe të rrija duke vegjetuar.
Por unë për shumë vite, në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar betejës. Në kaq vite nuk gjetën një aferë, një pazar apo ndyrje duash. Sot do t’ju them, ka një gjë që nuk do i a fal kurrë politikës së llumit, që do të jetë pengu i ditës së fundit të jetës sime.
Goditja që më bënin mua në brez, godiste tim bir më shumë. nuk e kam falur kurrë dhe nuk do ia harroj politikës së llumit. Uroj që këto goditje për të, të kenë qenë një mësim” tha Duma.
Ajo pritet që të drejtojë një emision politik në Top Channel, çdo të hënë dhe të enjte. Përveç Dumës, mandatin e dorëzoi dje edhe deputeti tjetër demokrat Alfred Rushaj.
Petrit Doda do të zëvendësojë Alfred Rushajn, ndërsa Ori Nebiaj, prezantuese në Top Channel pritet të zëvendësojë Grida Dumën. Zyrtarisht vendimin do ta njoftojë KQZ.
E bujshme! Grida Duma largohet nga politika, zbulohet misioni i ri
Vijon…