Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po përjeton vështirësi të theksuara financiare si pasojë e situatës së krijuar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.
Sipas tij, zgjatja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit lidhet me kërkesën për hapjen e kësaj ngushtice strategjike, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten pas kufizimeve të vendosura ndaj anijeve të lidhura me Teheranin dhe raportimeve për sulme detare.
“Irani po shembet financiarisht! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet në këtë korridor detar vijojnë të ndikojnë në stabilitetin rajonal dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.
‘U përpoqën të ikin fshehurazi’- Irani: Sekuestruam dy anije në Hormuz









