Partia Demokratike ka publikuar sloganin e saj për protestën e 12 nëntorit, që do të zhvillohet përballë kryeministrisë.
Videoja është publikuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha ku fton qytetarët t’i bashkohen në orën 16:00.
“Mesazhi i fortë përcillet nëpërmjet zgjyrosjes së flamurit kombëtar me ngjyrën e Rilindjes, nga “duart e Edi Ramës”.
Skandalet e qeverisë, shpenzimet e luksit në udhëtimet e Ramës, vjedhja e 430 milionë eurove me inceneratorët, rrogat dhe pensionet e ulëta, largimi i mbi 740 mijë shqiptarëve, janë mesazhet në këtë spot, së bashku me thirrjen për pjesëmarrje në protestë më 12 nëntor në orën 16.00 përpara Kryeministrisë,” ka njoftuar zyra për shtyp e PD-së.