-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Buxhet rutinor’/ Petrit Vasili: PPP nuk ndalen, ndërsa mjekëve u rriten rrogat vetëm 6%!

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohet në lidhje me buxhetin e vitit 2023, u shpreh se ky është buxheti më rutinor sa i përket shëndetësisë dhe se nuk është marrë parasysh se jemi akoma në pandemi.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë idiotësi si mburojë, si armik që tërhiqet dhe ne e sulmojmë. Ku është mburoja sociale, një letër e bërë me vrima. 10 mijë lejë të vjetra për pensionistët tanë, Si mund të jetë mburojë këtë. Kosova jep 120 mijë lekë. Thotë po bëjmë mrekulli me energjinë. Ke batërdisur 1 mld euro vetëm për humbje teknike. Sot si analizë të fundit shqiptarët kanë çmimin më të lartë në Ballkan.

Ka resurse të mëdha Maqedonia e Kosova, më shumë se ne dhe ne si kemi? Çkanë më shumë? Diferenca: QEVERI e përgjegjshme dhe qeveri grabitqare e hajdutësh. Shifrat për shërbimin, për të paguar kreditë, borxhin në tërësinë  e vetëm 1.15 mld euro. Projektimi i buxhetit të shëndetësisë ndërsa vijmë nga pandemia, cila është?

Janë tronditur buxhetet e mbarë botës nga kjo. Ndërsa tek ne është më rutinori i pasur ndonjëherë, jo sikur jemi në një pandemi të pambyllur. Heronjtë e pandemisë, mjekët, në vend të paguhen në mënyrë dinjitoze paguhen me 6 për qind më shumë,. Kjo ishte shpërblimi, ndërsa nuk ndalen PPP. Për mjekët ka vetëm 6 për qind shtesë. Shqiptarët kanë përballë qeveri hajdutësh e grabitqarësh. Kanë motivimin të protestojnë më shumë se kurrë që kjo vjedhje të ndalet”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit