Një incident i ka ndodhur trajnerit të Kombëtares Edi Reja, i cili u bllokua për disa minuta nga policia e kufirit, sepse karta e tij italiane e identitetit ishte dëmtuar.
Në mungesë të pasaportës, policia po pengon kalimin e tij dhe ende në këto momente ai vijon të jetë i bllokuar në aeroport.
Reja pohonte me sinqeritet përpara policëve se nuk kishte dijeni që karta e tij ishte dëmtuar.