Policia e Vlorës ka arrestuar Hasan Hasajn 42 vjeç pasi nuk i është bindur patrullës së policisë.
Hasanaj lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshëm te patrullës Shqiponja 1 për te ndaluar por u largua me shpejtësi ne brendësi të lagjes Isa Boletini.
Gjatë momentit që u ndalua 42-vjeçari ishte i maskuar, dhe tha se ishte konfliktuar te një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.
Gjate testit te kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personin ishte në gjendje të dehur.
Ndër të tjera Policia konstatoi se i maskuari kishte hematoma në fytyrë, për rrjedhojë 42-vjeçari kërkoi ndihmë mjekësore nga policia.
Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.