-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në SHBA, tjetër sukses për republikanët: Senatori Ron Johnson fiton garën në Viskonsin!

Kryesoret

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.

Fitorja për Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.

“Votat janë të qarta. Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”, tha Johnson në një deklaratë.

Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

“Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet. Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën.

Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha Johnson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit