-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha tregon ‘sekretet’ e protestës: Ja çfarë do të ndodhë më 12 nëntor?

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një lidhje në emisionin “Opinion” foli për protestën e opozitës të shtunën e 12 Nëntorit.

Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa tha se Rama është Kryeministri i drogës dhe krimit. I pyetur për raportin me PL, Berisha tha se do të jenë të pranishëm dhe do t’i adresohen popullit opozitar.

A rrezikon kjo protestë të jetë një bast i rrezikshëm, që nëse do jetë më e vogël se ajo e 7 Korrikut dëmton strategjinë tuaj?

Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të grijë nga themelet një regjim të bazuar në drogën dhe krimin.

Berisha: KQZ ka detyrim kushtetues të regjistrojë PD-në në zgjedhjet lokale!

Nëse nuk ndodh kthehet në boomerang…

Berisha: Një vend me liri fiktive që ka zbritur 4 vende më poshtë për lirinë dhe të drejtat e njeriut, është një vend që duhet të ngrihet në revoltë për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira.

A do të jetë Partia e Lirisë?

Berisha: Për protestën është bërë takim paraprak me kryetarin e PL dhe shoqërinë civile dhe të gjitha këto do të jenë të pranishëm, do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit