Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër në lidhje me buxhetin e caktuar nga qeveria për 023.
Përmes në postimi në Twitter, ai është shprehur se Rama e ka falur portin e Durrësit për “sadaka” dhe se buxheti i 2023 ka shkuar për gosti për miqtë e kryeministrit.
“Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!
Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.
Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë,” është shprehur ai.