-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Haradinaj bën 4 propozime për zgjidhjen e situatës

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur katër veprime që sipas tij duhet të ndërmerr Qeveria e Kosovës për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi.

Haradinaj ka thënë se veprimi i parë duhet të jetë pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje.

“Veprimi i dytë që duhet ta marrim së bashku është dialogu me serbët lokalë të Kosovës, një dialog intensiv për ti kthyer ata në institucione. Veprimi i tretë është dialogu i qeverisë me opozitën dhe veprimi i katërt është një takim disa ditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizmit diplomatik dhe deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen.

“Në fund nuk do të jetë faji vetëm i pozitës, në fund të gjithë do të bartim peshën e pasojave”, tha Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit