Disa detaje të reja janë zbuluar nga dhunimi i 22-vjeçpares nga Kenia. Prokuriria ka nisur hetimet për ngjarjen 2 javë pas ngjarjes së rëndë.
E reja, që punonte në një nga kazinot e Tiranës është dhunuar në banesë dhe më pas është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Për këtë çështje prokuroria i ka lënë “fajin” policisë pasi ka qenë ajo që ka adresuar me vonesë dosjen.
Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, në bazë të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi rezulton se e reja është dhunuar.
Dyshohet se brenda në banesën ku Joy jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, kur ndodhi ngjarja kanë qenë edhe persona të tjerë.
Prokuroria ka gjetur disa gjurmë gishtash dhe ka mbledhur prova të tjera, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.