-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisin zyrtarisht hetimet, kufoma në Babje i heq “pluhurin” dosjes së këngëtarit të tallavasë

Kryesoret

Rizhvarrosja e kufomës në fshatin Babje të Librazhdit ka nxjerr nga rafti dhe dosjen e prokurorisë për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza.

Eshtrat u zhvarrosën në 3 nëntor të këtij viti për të vazhduar më tej me proceduarat e identifikimit të tyre.

Ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili pas vlerësimit të situatës vendosi zhvarrosjen e trupit të gjetur në fshatin Babje të Librazhdit.

Eshtrat e gjetura fillimisht në vitin 2014 në fshatin Babje të Librazhdit kanë ngjashmëri kockore me skeletin e Renato Hamzës, por identifikimi i tyre u la pezull, për arsye ende të paqarta.

Kanë mbetur dhe 45 ditë nga dalja e përgjigjes së ADN-së.

Këngëtari i muzikës tallava Reni i Elbasanit, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit