-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ujë nga Gjirokastra drejt Italisë, çfarë do të përfitojmë nga projekti prej 1 miliard eurosh?

Kryesoret

Gjirokastër-Puglia, një projekt i ri pritet të dërgojë ujë drejt Italisë nëpërmjet 85 kilometrave tubacione nënujore dhe 120 kilometrave tubacione tokësore.

Për këtë projekt do të duhen 4 vite për tu realizuar dhe plot 1 miliard euro për tubacionet. Por çfarë përfiton Shqipëria, nëse ne do t’ju ofrojmë burimet tona ujore Italisë.

Sipas projekti, Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

Mësohet se kryebashkiaku i Puglias i ka shkruar kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, por deri më tani Rama nuk është prononcuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit