-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuredin Dumani çon SPAK-un në “strofullën” që porositi vrasjet

Kryesoret

Nuredin Dumani ka treguar trajektoren e lëvizjes, vendin e dorëzimit të një automatiku kallashnikov tek një person që mbërriti atë ditë, kur iu bë atentati nga Elbasani në Papër si dhe momentin final të goditjes me armë nga Talo Çela.

Njëherësh, Dumani ka identifikuar dhe pallatin në Elbasan ku ka zhvilluar takim me Erjon Alibej dhe Arjan Spahinë, nga të cilët ka lidhur një marrëveshje për spastrimin e 7 personave.

Dumani ka çuar SPAK-un dhe BKH-në dhe në shtëpinë e braktisur në Krastë, ku siç ka treguar në rrëfimin e tij, në atë shtëpi ai ka takuar Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Çaushollin, ku së bashku kanë diskutuar planin për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Njëherësh Nuredin Dumani, i ka treguar SPAK dhe pikat e takimit që ka bërë me disa personazhe në Tiranë, ku një ndër to është dhe lokali ku është takuar me Festim Qolin dhe avokatin Alban Bengasi.

Po kështu Dumani ka çuar SPAK dhe tek hyrja e një garazhdi në Durrës, ku siç pretendon ai, së bashku me Talo Çelës kanë vrarë për llogari të Fetsim Qolit, Fatmira Dedaj, nënën e Ervis Dedaj.

Në rrëfimin e tij dhënë në SPAK, Dumani ka treguar dhjetëra emra të botës së krimit, me të cilët ai ishte takuar dhe kishte rënë dakord për të kryer vrasje.

Pjesën më të madhe të vrasjeve Dumani i ka kryer me pagesë, duke ekzekutuar shokët e tij të ngushtë me të cilët ai disa kohë më parë kishte kryer vrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit