Pasditen e sotme në orën 16:00 zhvillohet protesta e thirrur nga opozita. Tubimi do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Slogani i protestës do të jetë “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”.
Sa i përket skenarit, PD është e rezervuar për atë çfarë pritet që të ndodhë, por mësohet se do të ketë fjalime, jo vetëm politike, por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Po ashtu, protestuesit do t’i drejtohen Bulevardit nga disa drejtime të ndryshme. Nuk përjashtohet mundësia që protesta të zgjasë më shumë se orari i lejuar nga policia.
“Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar në orën 16.00 protestojnë përpara Kryeministrisë nën moton “Shqipëria në Rrezik, Ti dalim zot bashkë”.
Protestës kombëtare po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Nga Shkodra qindra qytetarë po i drejtohen kryeqytetit” njofton PD.