Në kuadër të operacionit “Vespa”, policia ka arritur të godas një grup kriminal në Shkodër.
Janë arrestuar 4 persona, të cilët trafikonin lëndë narkotike. Policia ka njoftuar se ata shpërndanin kokainë dhe kanabisë.
Po ashtu gjatë arrestimit të tyre janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.
“Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.
Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.
Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë,” ka njoftuar policia.
Related