Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi qarkullonin me armë zjarri.
Operacioni policor i koduar “Disarmament” u finalizua nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe u vu në pranga 1 shtetas që qarkullonte me armë zjarri automatik, në qendër të qytetit. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.
Operacioni policor i koduar “Krane” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë dhe u vu në pranga 2 shtetas që tentuan të trafikonin lëndë narkotike, në drejtim të Korfuzit. Sekuestrohen 2.7 kg kanabis.









