-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Synon të jetë krye të bashkisë së Fierit, ky është avokati që Basha e nxori jashtë PD-së

Kryesoret

PD-ja ka prezantuar një tjetër kandiadët që do të marrë pjesë në primare për Bashkinë e Fierit.

Avokati Ermal Hamataj ka qenë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj nga 2012 deri në 2015. Ai ka treguar se në 2015, Basha e nxori jashtë strukturave të PD-së.

Ai është shprehur se në Fier ka pedonale por s’ka rini për te ecur në të, ka teatër por s’ka më art, ka stadium por s’ka më sport.

“Në Fier prodhohet naftë, por toka punohet me naftë greke, punohet toka por nuk shitet prodhimi…

Në Fier ka kompani të huaja multimilionere por kane 10 vite që dalin me humbje dhe çuditërisht nuk falimentojnë, ka ligj por s’ka drejtësi.

Në Fier ka pensionistë që votojnë Partinë Socialiste pafund por për ta nuk ka nje Qendër Sociale, sepse i gënjejnë prej 10 vitesh në Fier ka gjyshër por s’ka më nipër e mbesa, në Fier ka beton por nuk ka më buzëqeshje!

Këto janë disa nga arsyet pse unë vendosa që të marr pjesë në këtë garë, por bërja drejt e tyre, për mua e këdo, duhet të jetë detyrim karshi fëmijëve tanë, familjes tonë. Sepse fëmijët dhe familjet tona janë qyteti ynë!” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit