Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka njoftuar se do të jetë dhe ajo e pranishme në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë.
Përmes një postimi në Facebook ajo i ka bërë thirrjen e fundit protestuesve prë tur treguar trima dhe për tu bashkuar një thirrjen e Sali Berishës.
“Sot , ora 16:00, ne protestojmë.
Mëkati i heshtjes, kur duhet të protestosh, e bën njeriun frikacak,… por shqiptarët kanë dëshmuar të kundërtën. Kurajoja e tyre është virtyti, që i ikën hipokrizisë.” ka shkruar ajo në Facebook.