Një aksident automobilist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti ka mbetur e plagosur 48-vjeçarja Liljana Salillari.
Liljana Salillari, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në lokalin ku ishte e ftuar për dasmë por është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Ura e Hanit”.
Por fatkeqësisht është përplasur nga mjeti i 28-vjeçarit Enea Mehmetaj.
E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.