-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzonte me studentet në këmbim të notës, ish-mësuesi i Matematikës dëmshpërblen shkollën, por jo ‘viktimat’!

Kryesoret

Një profesor matematike nga Cagliari, tashmë i dënuar me 10 burg për zhvatje dhe dhunë seksuale ndaj nxënëseve të moshës 14-18 vjeç, do të duhet të paguajë edhe 100 mijë euro si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit të shkollës.

Sipas mediave italiane, ai i kërkonte studenteve “ndere seksuale” në këmbim të notave të mira. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të viktimave, të cilëve nuk i është njohur asnjë dëmshpërblim ekonomik.

Bazuar në hetime, ish-mësuesi i matematikës në një shkollë të mesme në Cagliari ka kërkuar favore seksuale nga nxënëset e tij për vite me radhë në këmbim të notave të mira. Nxënëset ishin të gjitha nga mosha 14 deri në 18 vjeç.

Sipas aktakuzës, këto ngjarje kanë ndodhur në klasat e së njëjtës shkollë.

“Nëse nuk rri me mua, do t’i tregoj prindërve të tu që je lesbike, nëse nuk bën atë që dua unë, do të postoj fotot e tua komprometuese në internet”, ishin disa nga kërcënimet e ish-mësuesit.

Nga ana tjetër, burri kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat në momentin e arrestimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit