-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmosja e 21 marrëveshjeve, Kovaçesku: Është mirë të kemi miq si Shqipëria

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama për firmosjen e 21 marrëveshjeve mes dy vendeve është shprehur se i pret një rrugë e suksesshme drejt BE-së.

Ai ka shtuar se të dy vendet kanë lidership të mirë dhe guxim të madh.

Ka bashkëpunim të ngushtë mes shteteve tona, unë dhe Edi kemi vullnet të fuqishëm politik të përbashkët. Të dy kemi demonstruar çfarë është të jesh lidership i guximshëm dhe i suksesshëm prandaj gjendemi në rrugën e përbashkët evropiane. Prandaj do doja të gjeja rastin ta falënderoja Edin për mbështetjen. Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi, na dhatë mbështetje. Është mirë të kemi miq si Shqipëria, së bashku mund të bëjmë shumë dhe unë këtë mbështetje do ta mbaj mend përgjithmonë.

Shumë lehtë është të flitet për të kaluarën dhe atë që na ndan, por të flitet për zhvillim dhe të ardhmen, kërkon punë, vizion dhe lidership dhe ne këtë e kemi, prandaj do ia dalim”, shtoi Kovaçevski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit