-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Non-grata hap thesin e mashtrimeve”/ Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës: Kopjon Edi Ramën në deklarata!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës i cili e akuzoi për shpifje, për deklaratat që kreu i PD-së bëri për projektin e Portit të Durrësit. Në një konferencë për mediat, Berisha tha sot se Basha dhe Rama janë aksionerë në këtë aferë.

I ftuar në një intervistë për Syri Tv, Berisha deklaroi se Basha kopjon Edi Ramën në deklarata. Sipas tij, administratori i kompanisë që do merret me projektin e Portit të Durrësit, rezultonte i punësuar në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

‘Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Përsa i përket asaj, se kam thënë unë. E kanë thënë mediat që gjetën administratorin e kompanisë Simfoni që ishte krijuar nga Emar. E gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës.

Më pyetën gazetarët, ky e shkarkoi, nuk e ka ditur. Pas një muaj, gazetarët zbuluan që ky vazhdonte tek kompania e Lulzim Bashës. Unë e besova kur tha se dha dorëheqjen. Ky nuk tha se dha dorëheqjen nga Emari. Vazhdonte punën këtu dhe tek Emari.

Edi Rama nuk ka diskutim askush që është aty. Këtu mund të kesh të drejtë, unë jam kryeministër dhe e them me bindje absolute. Që unë të fsheh 60% të aksionarëve, unë e bëj për vete këtë. Si do marr përsipër që të më hedhësh baltë mua. Si mund t’i heqë gjithë ato taksa unë, përveçse kompanisë time nuk ia bëj. Nuk bëhen nëse je i ndarë. As për vëllanë tënd.’, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit