-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë do i bie, do e thyej në mes”/ Meta sfidon Ramën: Ma sillni më të fortin në studio dhe…!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sfiduar kryeministrin Rama, duke kërkuar një përballje televizive me të.  Ai u shpreh se se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumente aferat korruptive.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Doni të bëni një emision për protestën e bëjmë, doni ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumente”, theksoi ai në Euronews Albania.

I pyetur se si mund të rrezohet ky regjim, Meta tha tre elementë, ndërsa theksoi se Rama e di edhe vetë që do të ikë nga pushteti.

“E kemi dhënë recetën, demokratizimi, referendumi, primaret. Së dyti jam kategorikisht kundër asaj që tha Bushati që Basha i bënte protestat më të forta.  Edi Rama do të iki. Dy mandate i bleu me Bashën”, theksoi ndër të tjera Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit